Lajmi duhet të përfshijë gjitha palët

[Recension: “Replika e Azizit të BDI-së ndaj deputetes së PDSH-së”]

Raportimi për rrjedhojat në parlament dhe debatet që zhvillohen në seancat plenare janë të një rëndësie të veçantë për opinionin, sepse ka të bëjë direkt me përfaqësuesit e popullit dhe gjithmonë përcillen me shumë vëmendje. Andaj, gazetarët mbi informimin rreth ngjarjeve në Kuvend duhet të kenë shumë kujdes dhe duhet të jenë sa më objektiv.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: Replika e Azizit të BDI-së ndaj deputetes së PDSH-së

Data dhe koha e publikimit: 14.12.2015

Data e recensionit: 25.12.2015

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë është shembull tipik se si nuk duhet të duket një lajm për debatin në Kuvend. Gazetari raporton qëndrimin e deputetes së BDI-së Kaltrina Azizi, por pa përcjell qëndrimin mbi të cilin ka replikuar deputetja.

“Kjo ka qenë replika e sotme e deputetes së BDI-së Kaltrina Azizi rreth informatës së kërkuar për ndotjen e ajrit, nga ana e deputetes së PDSH-së Merale Uzeiri-Ferati, e cila në kontinuitet akuzonte BDI-në”.

Që informacioni të ishte i plotë dhe gjithëpërfshirës, gazetari do të duhej të përcillte edhe  qëndrimin e deputetes së PDSH-së, Merale Uzeiri- Ferati. Duhet të bëhet e qartë se për cilën deklaratë është bërë replikuar dhe si ka nisur debati. Kjo për arsye që gjithçka të kuptohet më mirë nga ana e lexuesve.

Sepse, kështu si është raportuar në publik fitohet përshtypje se media është zëdhënës i një partie dhe jo transmetues objektiv i të vërtetës së plotë. Çdo propagandë politike në tekst gazetaresk është shkelje e rëndë e standardeve profesionale.

Mediat në asnjë mënyrë nuk guxojnë të vihen në funksion të agjendave partiake. Gazetaria në asnjë mënyrë nuk guxon të jetë e partizuar. Qëllimi primar është shërbimi ndaj popullit, informimi i drejtë, i saktë, i plotë dhe gjithëpërfshirës.

Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet. – Kështu shkruan në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button