Davutogllu: Nuk i kërkojmë falje Rusisë

Kryeministri turk, Ahmet Davutogllu ka deklaruar se është vështirë të parashihet se kur do të përmirësohen marrëdhëniet e vendit të tij me Rusinë.

“Është vështirë të parashihet korniza kohore për zgjidhjen e krizës në marrëdhëniet me Rusin”, ka thënë ai në intervistën për NTV turk, transmeton Koha.net.

Këto marrëdhënie janë shumë të rëndësishme për Turqinë, Ballkanin dhe Evropën, ka shtuar ai.

Davutogllu edhe një herë ka përsëritur se avioni rus Su-24 ka shkelur hapësirën ajrore turke dhe se Turqia nuk do të kërkojë falje për rrëzimin e avionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button