Sporti vendor 2015, nga futbolli te atletika (FOTO+VIDEO)

Kaluan 12 muaj të vitit 2015 dhe sporti si një ndër pjesët përbërëse të jetës sonë, padyshim se ka lënë gjurmë të mëdha edhe gjatë këtij viti. Edhe pse nga viti në vit Maqedonia synon që të jetë ndër vendet që dëshirojnë të afrohen drejt sukseseve më të mëdha në futbollin evropian, kësaj radhe reprezentacioni i Maqedonisë ka shënuar rezultatin më të dobët në histori që nga mëvetësimi i saj, duke e përfunduar vitin në pozitën e 136.

Leonard Zhuta (18) në duel me Sergio
Leonard Zhuta (18) në duel me Sergio

Këshilli Drejtues pranë FFM-së shkarkon nga posti i seleksionuesit të reprezentacionit të Maqedonisë, Boshko Gjurovski, ndërsa në vend të tij e caktoi Lubinko Drulloviq i cili gjithashtu nuk e priti fundin e vitit dhe pas tij në këtë post vjen Igor Angellovski.

Por në këtë dështim të madh që kishte reprezentacioni i Maqedonisë, ka edhe njëgjë pozitive, pasi që Maqedonia fiton kandidaturën që Superkupa e UEFA-s, të zhvillohet në Shkup në stadiumin “Filipi i Dytë”.

Klubi i Shkëndijës nuk u bë me sponsor të fortë rastësisht, pasi që me ardhjen e magnatit Lazim Destani dhe kompanisë së tij Ecolog, ky klub filloi të lulëzojë. Dhe për të ndodhë ajo që ishte premtuar, filloi të realizohet në hapa të sigurt.

KF Shkëndija në radhët e saja sjell për herë të parë në historinë e futbollit të Maqedonisë, sjell një futbollist i cili ishte yll i Bundesligës gjermane. Ishte Mahmadu Idrizu që përforcoi skuadrën tetovare, por jo për kohë të gjatë, pasi qëndrimi i tij në qytetin buzë sharrit zgjati vetëm gjashtë muaj. Skuadra kuqezi vazhdon me mega transferime, pasi më vonë transferon në radhët e saja njërin prej futbollistëve më të mirë shqiptar, Ferhan Hasani, i cili rikthehet në Tetovë nga superliga e kampionatit të Danimarkës, skuadra e Brondby, më pas vjen edhe Besart Ibraimin. Shkëndija u bë ekip evropiane, në radhët e saja solli futbollistë edhe nga kampionati zviceran, pastaj të pashmangshëm ishin brazilianët, kroati Vruçina.

Por Shkëndija edhe pse nuk e kaloi xhiron e parë të Europa Ligës, ka prezantuar denjësisht futbollin tonë, pasi që u eliminua nga skuadra e madhe skoceze Aberdeen pa humbje (1:1 dhe 0:0).

Shkendija - Aberdeen
Shkendija – Aberdeen

Pas gjashtë viteve, klubi më i suksesshëm shqiptar në Maqedoni, Shkupi rikthehet në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë, duke u shpallur kampione e Ligës së Dytë, ndërsa sezonin e filloi me derbin ndaj kampionit të Ligës së Parë Vardarit me të cilët merr një marazim 2:2.

Festa e futbollistëve të FC Shkupi
Futbollistët e FC Shkupi

Maqedonia për kampion shtetërorë në futboll e kishte KF Vardarin, skuadër kjo e cila solli përforcime të mëdha dhe arriti që të jetë pa konkurrencë. KF Rabotniçki, triumfon në Kupën e Maqedonisë, duke e mundur në finale skuadrën e Teteksit. Skuadra e Rabotniçkit arrin të eliminojë skuadrën e njohur turke Trabzonspor në garat e Ligës së Evropës dhe të plasohet në plej-off, por më pas me vetëm pak fat do të kalonte edhe skuadrën ruse Rubin Kazan nga e cila u eliminua.

Agim Ibraimi është përzgjedhur në mesin e 11 futbollistëve më të mirë të pjesës së parë të kampionatit elitar slloven nga portali i mirënjohur “snportal”. Ibraimi ka shkëlqyer këtë gjysmë-sezon me petkun e Mariborit, duke shënuar plot 10 gola në gjithsej 21 ndeshje te zhvilluara. Ibraimi u dekoruar edhe me mirënjohje nga Agjencia për rini e Sport e Maqedonisë si ambasador i sportit. Ndërsa në listën e dhjetë golave “bukuroshe” gjendet edhe goli shumë i bukur i Agim Ibraimit që e shënoi kundër ekipit Celje, që ishte një bombë e vërtet prej më shumë se 30 metra duke e mposhtur portierin kundërshtarë. Goli i Agim Ibraimit ndaj Chlesea, u fut në mesin e 100 golave më të mirë edhe në kuadër të UEFA-s.

Futbollisti shqiptar i Dinamo Zagrebit Arijan Ademi, është dënuar me katër vjet suspendim nga futbolli. Deri te kjo erdhi pasi 24-vjeçari doli të jetë pozitiv në test dopingun pas takimit me Arsenalin në Ligën e Kampionëve.

Arijan Ademi
Arijan Ademi

Golin të cilin Artim Shaqiri e shënoi direkt nga rivënia nga këndi në ndeshjen Maqedoni – Angli, e cila u zhvillua në Sautempton në vitin 2002, sipas “El Mundo Deportivo” është shpallur goli më i bukur i të gjithë kohërave nga rivënia këndore.

Menaxheri i njohur nga Tetova, Fali Ramadani, ishte nominuar në kategorinë “Best Agent of the Year” (“Agjenti më i mirë i vitit”), ndërsa në mesin e 5 agjentëve më të mirë bënin pjesë edhe portugezi Horhe Mendes, turku Ahmet Bulut, italiani Xhovani Brankini dhe belgu Partik de Koster. Në fund ky trofe u fitua nga menaxheri portugez Horhe Mendes.

MUNDJE:

Jasin Rexhallari (me te kaltërt)
Jasin Rexhallari (me te kaltërt)

Klubi i Mundjes Liria fiton Kupën e Parë të Maqedonisë duke u shpallur kështu kampione në të gjitha kategoritë. Po je vetëm kaq, klubi i Mundjes Liria u shpall klubi më i mirë në Maqedoni, më pas nxori edhe trajnerin më të mirë Lulzim Vrenezin dhe së fundi pikërisht nga ky klub u shpall edhe sportisti i vitit në Maqedoni, Jasin Rexhallari i cili më herët ishte shpallur edhe ndër më të mirët nga Qyteti i Shkupit, ishte në konkurrencë në mesin e më të mirë edhe nga Agjencioni për Rini e Sport.

BOKS:

Idriz Bislimi (me të kuqe)
Idriz Bislimi (me të kuqe)

KB Shkupi edhe një herë ka treguar se edhe pse me kushte shumë të vështira ka arritur të mbijetojë duke nxjerrë edhe një herë boksierë që kanë marrë rezultate të lakmueshme. Ishte pikërisht boksieri Idriz Bislimi i cili gjatë këtij viti fitoi 4 medalje ari në turne ndërkombëtar, me ç’rast në “Gongun e Artë” u shpall boksieri më i mirë i Maqedonisë. Fitues i medaljes së artë në “Kupa e revolucionit”, që u mbajt në Temishvar të Rumanisë. Idriz Bislimi ka fituar medaljen e artë në turneun “Adem Jashari” në Kosovë, ku në finale e mposhti kampionin e Shqipërisë, Klevis Vrapi.

KARATE:

Berat Jakupi ka vazhduar të jetë një nga karateistët më të mirë të vendit tonë duke u  shpallur përsëri kampion shtetëror në kategorinë -84 kilogram. Karateja vazhdon të jetë e dominuar nga KK Forca, që nga viti në vit arrin të nxjerrë kampion të vegjël, të cilët në të ardhmen e shpejtë presim të jenë kampion të mëdhenj. Në Herceg Novi të Malit të Zi u zhvillua kampionati ballkanik i 20-ti me radhë për fëmijë, kurse anëtarët e KK Forca nga Shkupi, duke mbrojt ngjyrat e reprezentacionit të Maqedonisë arritën sërish suksese. Kampione Ballkanike arriti të shpallet Jusra Ademi (-40kg), kurse bronz në KATA fitoi Abdurahim Idrizi.

ATLETIKË:

Më të mirët e atletikës për vitin 2015 u shpallën Riste Pandev dhe Frosina Risteska në kategorinë e seniorëve, ndërsa Alekasandar Tanevski dhe Drita Islami në kategorinë e juniorëve, ndërsa në kategorinë e pionierëve më e mira ishte Anesa Hajdari e klubit të Atletikës Kumanova.

TENIS:

Besir Durguti
Besir Durguti

Edhe këtë vit tenistët shqiptarë nga Maqedonia, Shëndrit Deari dhe Besir Durguti nuk kishin ndonjë lëvizje të madhe në ATP listën. Edhe pse e kishin filluar mbarë sezonin e vitit 2015, si duket në fund nuk arritën të mbajnë formën dhe përsëri renditja e tyre është më ulët se ajo që kishin pritur. Besir Durguti e ka përmbyll renditjen me pozitën e 1558-të, ndërsa Shëndrit Deari është 1727. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button