Çokollatë që nuk shkrihet as në 38 gradë Celsius

Barry Callebaut që është prodhuesi më i madh i çokollatave në botë, e ka vënë në treg një çokollatë, që i mbijeton nxehtësisë, më shumë se katër gradë se e zakonshmja.

Prodhuesi me bazë në Cyrih të Zvicrës, pretendon se prodhimi i ri, mund të jetë i efektshëm, duke e lënë çokollatën e fortë, deri në 38 gradë Celsius.

Ky prodhim, besohet se do të ndihmojë shumë, me rritjen në përgjithësi të ngrohjes globale.

Në fillim, këto prodhime do të shiten në Lindje të Mesme dhe në Azi, kur temperaturat janë shumë më të larta.

Financal Times e përshkruan këtë si hap ‘fundametal’, sa i përket mosshkrirjes së çokollatës.

Në Lindje të Mesëme, Afrikë dhe Azi çokollata mbetet shumë pak e popullarizuar, për shkak të transportit dhe qëndrimit në lokale, shkaku i nxehtësisë, që e bën atë të shkrijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button