Mesfushori Barcelonës në Premierligë

Mesfushori i Barcelonës, Sergi Samper pritet të largohet nga Barcelona. 20 vjeçari pritet të transferohet në Arsenal, raporton e përditshmja sportive katalunase, Sport.

Sipas kësaj gazete, Arsen Wenger tash e disa muaj është duke e vëzhguar njërin nga mesfushorët më premtues të akademisë La Masia.

Samper ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2017, por mund të transferohet në Arsenal për 8 milion euro.

Ai ka luajtur këtë sezon  5 ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës në King Cup dhe Ligën e Kampionëve, derisa ende nuk ka debutuar në La Liga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button