iPhone 7c muajin e ardhshëm fillon prodhimin masiv

Në fillim të këtij muaji është raportuar se Apple iPhone 7c do të lansohet në shtator të vitit 2016.

Megjithatë, në një konferencë për shtyp, China Mobile ka zbuluar se lansimi mund të ndodhë në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Përderisa nuk ka ende asnjë konfirmim në lidhje me datën e saktë se kur do të lansohet kjo pajisje, sipas një raporti të ri thuhet ky iPhone do të fillojë prodhimin masiv së shpejti.

Sipas këtij raporti, kompania Apple tashmë ka përfunduar fazën e prodhimit në shkallë të ulët të këtij smartfoni, ndërsa prodhimi masiv pritet të fillojë në muajin e ardhshëm, transmeton Koha.net. Përveç kësaj, u zbulua se smarftoni do të jetë i njëjtë në formë dhe madhësi të iPhone 5s, dhe se do të vjen me tre ngjyra ashtu sikurse ky i fundit.

Në fund, ky raport gjithashtu vë në dukje se iPhone 7c (ose iPhone 6c, ose sido që të quhet pasi që emri i tij ende nuk është konfirmuar) do të vjen me baterinë 1642 mAh.

Ndërsa sa i përket çmimit, ky smartfon thuhet se do të ketë çmimi diku 400 – 500 dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button