Kërçovë: Të gjithë pa dallime duhet ta përkrahim fuqishëm Këshillin Opozitar!

Në restaurantin Arabella në qytetin e Kërçovës me ftesë të shoqatave të ndryshme joqeveritare, sot Këshilli Opozitar realizoi tributin e parë në Kërçovë me temë “Mendimi opozitar shqiptar”.
Në panelin debatues ishin të pranishëm: Muadin Bajrami, ish – nënkryetar i Komunës së Kërçovës dhe ish i burgosur politik, shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti, Naimi Mahmudi profesori universitar si dhe kryetari i Qendrën për Demokraci dhe Zhvillim, Orhan Murtezani.
“Unë jam këtu si Muadin Bajrami sepse më është mbushur mendja që me këtë qeverisje qeverisje po shkojmë në katastrofa të njëpasnjëshme, andaj duhet të përkrahim opozitën. Dy partitë e shterura në qeveri nuk kanë ardhmëri tashmë për shqiptarët. Kërçova ishte përkrahëse e fuqishme e politikës së re mbas konfliktit, por ajo politikë e 2001 – ishit dështoi. Ne me këto përfaqësues shqiptar në qeveri kemi plotësuar vullnetin e VMRO-së e jo vullnetin e shqiptarëve”, – tha Muadin Bajrami ish i burgosur politik dhe ish – nënkryetar i Komunës së Kërçovës, njëkohësisht duke ftuar të gjithë kërçovarët, të rinjt si dhe shoqatat joqeveritare që ti bashkohen Këshillit Opozitar.

Më tutje fjalën e mori profesori universitar Naim Mahmudi, i cili ndër të tjera tha: “Ne nuk mund të vazhdojmë mëtutje me këtë politikë të degraduar në çdo sferë të jetës, ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë politikë të degraduar e cila çdo ditë bën plane për të montuar procese politike në dëm të shqiptarëve. Ka ardhur koha që t’u japim shans njërezve të rinjve që janë të pregatitur politikisht e moralisht. Duhet intelektualët e Kërçovës ta ngrisim zërin dhe të rradhiten fuqishëm në anën e opozitës, sepse Kërçova u keqpërdor nga elitat politike aktuale.”

Këshilli Opozitar  në Kërçovë
Këshilli Opozitar në Kërçovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button