21 vjeçarit rruga ia heq mërzinë (VIDEO)

21 vjeçari Fatlum Haxhiu, që është me nevoja të veçanta për ta larguar mërzinë, me karrocën e tij çdo ditë qëndron skaj rrugës për të mos u ndier i vetmuar. Shumëkush që kalon në rrugën nga zona industriale për në Dragodan të Prishtinës, e njeh atë, njofton Klan Kosova.

Argëtimi për të është i kësaj mënyre, pasi që nuk mund t`u bashkëngjitet shokëve të lagjes “Përroi i Njemët”, të cilët luajnë me top. Fatlumi nuk del në rrugë nga varfëria apo nga mungesa e ushqimit, por arsyeja që e shtynë atë të qëndrojë pranë rrugës, është largimi i mërzisë.

Ajo për çfarë ka nevojë ky djalë, është shërimi jashtë vendit, por fakti që ka shërim por nuk ka dokumentacion e as para për tretman mjekësor e bën nervoz Fatlumin. Ndërkaq, prindërit e tij kanë shpresë që do t`ia mundësojnë një udhëtim si dhe një tentim për ta shëruar djalin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button