Rasti i dënimit të gazetarit Kezharovski, reagon edhe Fule

Pas reagimeve të organizatave të vendit dhe ato ndërkombëtare për shqiptimin e dënimit me burg të gazetarit Tomislav Kezharovski për tekstin e botuar në vitin 2008, ka reaguar edhe Komisari për zgjërim Stefan Fule. Portalb transmeton se Fule në profilin e tij në Twitter shkruan se me muaj ndjek me shqetësim procesin e Kezharovskit.

“Me shqetësim e ndjek me muaj rastin e gazetarit Kezharovski. Me kujdes do ta analizoj dënimin” shkruan Fule në profilin e tij.

Më tej, sot ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve duke dënuar vendimin e gjykatës me të cilin dënohet me 4.5 vite burg gazetari Tomislav Kezharovski. 

Në reagimin me shkrim të Sekretarit Gjeneral të FEG, Rikardo Gutieres, thuhet se vendimi dhe zbatimi i tij është plotësisht i papranueshëm dhe tmerrues. 

“Kezharovski nuk ka bërë asgjë të keqe, veçse ka kryer rolin e tij si gazetar, duke raportuar në interes të publikut”, ka deklaruar Gutieres. 

Ai ka kërkuar që vendimi të ankimohet, sepse sipas tij, ai bie ndesh me ligjet evropiane për lirinë e shprehjes. 

“Gazetarëve duhet lejuar të bëjnë punën e tyre dhe të lirohen nga kërcënimi me dënimi me burg, pa qenë të detyruar me forcë për të zbuluar burimet e tyre”, ka theksuar Sekretari i FEG-ut. 

Lajme të ngjashme

Back to top button