Nuk ka të ndalur kjo Liri, sokolave ua “theu” krahët

Nuk lëshon penj Liria, edhe në xhiron e dytë mbetet e para, ndërsa në fitoren e fundit ka dominuar në tërësi ndeshjen që e ka fituar me ekipin Karposh Sokoli me rezultat të lartë 65:96, plot 31 pikë diferencë (15:17; 16:20; 15:36 dhe 17:23)

Edhe në këtë ndeshje me lojë të mrekullueshme dhe me disa ngulitje akrobatike, është dëshmuar basketbollisti amerikan, Tyron Nared i cili shënoi 27 pikë dhe 6  kërcime.

Te Liria kishte katër basketbollist që shënuan pikë dyshifrore, Toni Simiq, 29, 27 pikë Nared, Marko Mijoviq shënoi 24 pikë, ndërsa 23 pikë shënoi Bojan Trajkovski. 

Nga basketbollistët shqiptarë të Lirisë, kapiteni Labinot Idrizi shënoi 4 pikë, ndërsa nga 3 minuta lojë kishin edhe ardhmëria KB Liria Ardit Mehmeti dhe Jetmir Zeqiri.

Liria vazhdon të kryesojë në tabelë e parë, pas dy xhirove me dy fitore. Ndeshjen e radhës Liria e luan të shtunën me reprezentacionin e Maqedonisë (të rinjtë), të cilët nuk garojnë për pikë, por vetëm për të plotësuar një vend të zbrazët në ligë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button