Promovohet libri “Kujtime” nga Eqrem Bej Vlora në gjuhë maqedone

Nesër nga ora 18:00 deri më orën 20:30, në hapësirat e “GEM Klub (Kafe Menada, Çarshia e Vjetër”), do të promovohet libri “Kujtime” nga Eqrem Bej Vlora. Në panelin e folësve do të jenë, Egin Ceka politikolog, Dragi Gjorgiev historian, Robert Nesimi analist, ndërkaq moderator do të jet historiani Ramadan Ramadani.

Vepra “Kujtime”, përveç që përshkruan jetën e bujshme dhe interesante të këtij funksionari shqiptar nga periudha e vonshme e Perandorisë Osmane, përmban edhe shënime të tjera të rralla për shqiptarët, Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe pjesët tjera të rajonit. Përveç botimit në gjermanisht, libri gjithashtu tashmë është botuar në gjuhën shqipe dhe turke, duke u bërë një referencë e pashmangshme në fushën e tij dhe në periudhën përkatëse të historiografisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button