Kina do të ndërtojë qytet nëntokësor

Mësohet se në qytetin Vuhan që gjendet në pjesët qendrore të Kinës do të ndërtohet qyteti nëntokësor më i madh i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua u njoftua se kompania për arkitekturë, dizajn të brendshëm dhe planifikim e quajtur “Skidmore, Owings and Merrill LLP (SOM)” me seli në SHBA është caktuar që të hartojë kompleksin nëntokësor në Vuhan, kryeqyteti i shtetit Hubey.

Zëvendëskryetari i bordit drejtues të projektit, Cien Cienyong duke theksuar se qyteti nëntokësor i cili do të quhet “Lugina Optike” do të ndihmojë përdorimin më efektiv të burimeve tokësore, tha se: “Lugina Optike e cila do të ndërtohet në juglindje të Vuhanit, pritet të jetë lehtësim për rritjen e mjediseve të jetesës, por edhe bllokimet e trafikut”.

Qyteti nëntokësor i cili pritet që të përfundojë në vitin 2018 do të ketë zona tregtare, kinema, qendra sportive, objekte rekreative dhe rrugë për këmbësorët.

“Lugina Optike” gjithashtu do të përfshihet edhe në sistemin e metros dhe transporti publik.

Kompleksi tre-katësh i cili do të kushtojë 1,2 miliardë dollarë, theksohet se do të jetë i madh sa 72 fusha futbolli (516 mijë metra katror).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button