Aksioni policor “Gjeodet”, Policia Financiare ka arrestuar sot 19 persona (FOTO+VIDEO)

Në kuadër të aksionit “Gjeodet”, në një aksion të sotëm policor nga ana e Policisë Financiare të Maqedonisë, janë arrestuar 19 persona për keqpërdorim të detyrës, ku në mënyrë të paligjshme kanë fituar mbi 5.ooo.ooo euro, njofton Portalb.

Nga 19 të arrestuarit, 11 janë punonjës në Agjencinë e Kadastrës, 1 gjeodet dhe 7 të tjerë të cilët në mënyrë të paligjshme kanë ardhur deri te përfitimi patundshmërisë, ka njoftuar sot Policia Financiare e Maqedonisë.

Ndërkohë, Prokuroria Publike sot ka njoftuar se në koordinim me Policinë Financiare të Maqedonisë, me sukses është kryer aksioni i sotëm policor, ku 19 persona janë arrestuar. Ndërkaq siç njoftojnë nga Prokuroria, të arrestuarit që sot janë nxjerrë para gjyqtarit për hetime paraprake. /Portalb

Screenshot_257

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button