Rexhallari dhe Sejfullau në mesin më të mirëve në Shkup

Lidhja e sporteve të Qytetit të Shkupit, me një solemnitet rasti ka zgjedhur sportistët më të mirë të Shkupit, për vitin që po e lëmë pas.

Në mesin e sportistëve më të mirë të kryeqendrës, janë gjetur sërish mundës të klubit tonë. Te seniorët, në mesin e 10 sportistëve më të mirë, është gjetur Jasin Rexhallari, ndërsa Elmedin Sejfullahu u nominua në mesin e pesë sportistëve më të mirë të rinj të qytetit të Shkupit.

Këto çmime dhe mirënjohje, janë vetëm një shtytje plus për mundësit më të mirë të KM Liria, që edhe vitin e ardhshëm të vazhdojnë me rezultate të mira dhe të na gëzojnë të gjithëve me arritje të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button