Qeveria miraton propozim/ligjin për themelimin e Universitetit Shtetëror në Shkup

Qeveria miraton propozim/ligjin për themelimin e Universitetit Shtetëror në Shkup (USHSH), me mësim në gjuhën shqipe, propozim ky i ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Siç mëson ALSAT, vendimi pritet të kumtohet gjatë ditës së sotme, edhe në formë zyrtare. USHSH do të jetë universiteti i dytë shtetëror me mësim në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë, pas atij të Tetovës.

Ministria e Arsimit, konkretisht Qeveria ka miratuar edhe një sërë vendimesh për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe. ALSAT mëson se janë ndarë mjete edhe për ndërtimin e Konviktit studentor në Tetovë ndërsa për vitin 2016, është rritur buxheti për USHT-në, duke u bërë institucioni i dytë i lartë arsimor për nga mjetet që merr nga buxheti shtetëror, pas atij të Shkupit. Ndryshe në USHT do të hapen edhe dy fakultete të tjera, ai i bujqësisë dhe pedgogjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button