Perez nuk planifikon të rikthejë Mourinhon

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka mohuar raportet që klubi ka në plan zgjedh Jose Mourinhon si trajnerin e tyre të ardhshëm.

Mourinho ka kaluar tri vite në detyrë në Bernabeu para se të largohej në vitin 2013 dhe të rikthehet në Angli për të marrë sërish detyrën në Chelsea, transmeton arbresh.info. Megjithatë, pas largimit të Mourinhos nga Chelsea këtë të enjte, duke i lënë kampionët e sezonit të kaluar në Premier Ligë me vetëm një pikë larg zonës së dëbimit, lidhjet me Madridin janë rritur sërish.

“Askush nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por tani ai nuk do kthehet në Madrid”, tha Perez për një radio kanal spanjoll, transmeton arbresh.info. “Benitez është në gjendje të zgjedh shumë probleme që kemi. Ne kemi pasur shumë kujtime të mira me Mourinhon, ai rriti nivelin tonë konkurrues”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button