Tifozët e Realit nuk e duan Benitezin në skuadër

Tifozët e Real Madridit e kanë vërtetuar edhe një herë se, ata nuk e duan trajnerin spanjoll, Rafa Benitez në krye  të skuadrës.

Benitez po dështon të ketë sukses me Realin, pasi pas 15 xhirove ka grumbulluar vetëm 30 pikë, 5 më pak se sa Barcelona dhe Atletico Madrid.

Në një sondazh të së përditshëm spanjolle AS, 73 për qind e tifozëve duan që drejtimi i skuadrës t’i besohet Zinedine Zidane, 15 % Victor fernandez dhe vetëm 13 % duan që Benitez të vazhdojë.

Kjo është goditja e radhës për Benitezin, i cili si duket nuk e ka as mbështetjen e futbollistëve, që shumë herë kanë shprehur pakënaqësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button