Shkëndija sundoi në derbin e Tetovës

Kanë përfunduar ndehsjet e xhiros së 11-të të Ligës së parë të Maqedonisë, e ku ka spikatur ndeshja derbi që është luajtur në Tetovë në mes Renovës dhe Shkëndijës. 

Kjo ndeshje është dominuar nga skuadra kuqezi, edhe pse në pjesën e parë forcat e dy ekipeve ishin të barabarta, duke e mbyllur edhe pjesën e parë me shifrat 1:1. 
Të parët në epërsi kishin kaluar futbollistët e Shkëndijës, me golin e Artim Pollozhanit që në minutën e parë, e që më pas në minutën e 29-të ka barazuar Argjen Gafurri. 

Pjesa e dytë është dominuar nga Shkëndija, e cila që nga minuta e 58-të rikthen epërsinë me golin e shënuar nga Jasir Selmani, ndërsa në minutën e 72-të ka shënuar Ardian Nuhiu për rezyltatin përfundimtar 3:1.

Gostivari kthehet me pesëshe nga Turnova, ku nuk ka arritur tu bëjë ballë sulmeve shkatërruese të nikoqirëve. 
Tre herë ka shënuar Bllazhevski, një gol ishte vepër e Muzafer Ejupit, ndërsa 5 minuta para fundit kishte shënuar edhe Najdenov. I vetmi që ua prishi serinë e golave nikoqirëvem ka qenë Eshtref Dehari, kur shënoi në pjesën e parë për rezultatin 3:1. Të theksojmë se Gostivari që nga minuta e 10-të luajti me një futbollist më pak, kur me karton të kuq u ndëshkua Marijan.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: Bregallnica – Metalurgu 0:0, Euromilku – Napredoku 2:0, Makedonija Gj.P – Pelisteri 0:0 dhe dje në derbin e Shkupit, Vardari – Rabotniçki ndanë pikët pasi kanë luajtur baraz 1:1.
Në tabelë kryeson Metalurgu me 19 pikë, një më shumë se Vardari i dyti me 18, pasojnë me nga 17-të pikë Turnova, Rabotniçki dhe Pelisteri, Bregallnica ka 16-të në vendin e gjashtë, një më pak e shtata është Renova, Shkëndija është e teta me 14 pikë. 13 ka Euromilku, 10 Makedonija Gj.P, 9 pikë Napredoku dhe e fundit me vetëm 7 pikë është Gostivari. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button