Tabela në shqip, Jashari fajëson Manevskin

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari e arsyeton mungesën e gjuhës shqipe në portën hyrëse të dikasterit që ai drejton, me projektin për rindërtimin e fasadës së ministrisë, i miratuar gjatë kohës kur ministër ka qenë paraardhësi i tij nga radhët e VMRO-DMPNE-së Mihajllo Manevski. Jashari thotë se gjatë punimeve në godinën e Ministrisë së Drejtësisë, kishte kërkuar disa herë nga Qeveria që në portën hyrëse, përveç gjuhës maqedonase dhe angleze, të vendosej edhe gjuha shqipe, njofton Alsat-M.

Kërkesa e ministrit Jashari:

“Kërkojmë ndryshimin e projektit-bazë në pjesën e fasadës veriore të Ministrisë së Drejtësisë. Kërkojmë që në mbishkrimin kryesor ku është përdorur vetëm gjuha maqedonase dhe ajo angleze, të përdoret edhe gjuha shqipe, me qëllim që mbishkrimi të bëhet në tre gjuhë”- thuhet në një dokument dërguar koordinatorit të punimeve ndërtimore, Milutin Çallçevski.

Pavarësisht dërgimit të kërkesave, Jashari thotë se asnjëherë nuk ka marrë përgjigje. Ministri i Drejtësisë pranoi madje se mbishkrimi brenda objektit që është edhe në shqip, është financuar nga paratë e tij personale dhe jo nga buxheti i shtetit. Sipas tij, pikërisht ky mbishkrim ka shërbyer si pengesë që kryeministri Nikolla Gruevski të priste shiritin e kuq dhe të promovonte fasadën e rinovuar.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Pasi qe Manevski e paska vendu tabelen, atehere pse nuk e nderrove ti…..
    Ajde se vetèm fjale i ke lavderimet se ke pushtet , ti, mizen prej dhallti sèn e nxjerr si ti ashtu dhe shoket e tu….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button