Sulmet e Rusisë në Siri shkaktojnë dhjetëra viktima

Në një sulm të ndërmarrë nga avionët rusë në një treg të lëndëve djegëse në rajonin Maarratu’n Na’san në periferi të Idlibit në Siri sipas të dhënave paraprake mësohet se 25 persona kanë humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Tarık Arjan nga ekipet e mbrojtjes civile në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se si pasojë e një sulmi nga avionët rusë në rajonin në afërsi të kufirit turk ndaj një tregu ku tregtoheshin lëndë djegëse kanë humbur jetën 25 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë. Arjan ka shtuar ndër të tjera se shumë prej turpave janë djegur si dhe shtëpitë dhe automjetet që ndodheshin përreth janë dëmtuar.

Gjtihashtu edhe Rrjeti i Lajmeve Siriane Mubashir (SLN) i cili i përket opozitarëve ka njoftuar se në 4 sulmet ajrore të ndërmarrë në rajonin Maarratu’n Na’san nga avionët luftarakë rusë është kryer një masakër. SLN ka theksuar ndër të tjera se në këtë zonë ndodheshin vetëm persona të cilët kishin migruar nga rajonet e tjera përreth. Edhe forcat e regjimit vitin e kaluar në një sulm të ndërmarrë me një mjet me lëndë shpërthyese kishin shkaktuar vdekjen e një numri të madh personash.

Rusia me 30 shtator nisi sulmet ajrore në Siri në kuadër të luftës kundër DAESH-it.

Edhe Organizata Sirian Human Rights Watch kishte njoftuar se nga sulmet e ndërmarra nga data 30 shtator deri më 1 nëntor në Siri nga Rusia kanë humbur jetën 538 persona, ku 152 prej tyre fëmijë, ndëra 60 gra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button