Leonardo DiCaprio i shpëtoi vdekjes

Leonardo DiCapri ka zbuluar se i ka shpëtuar vdekjes tre herë, një sulmi peshkaqenësh, një shpërthimi motori të aeroplanit si dhe një aksidenti gjatë një fluturimi me parashutë.

Aktori ka treguar ngjarjen e tmerrshme kur një peshkaqen i bardhë iu sul ndërkohë që ai po zhytej nën ujë, një eksperiencë që për shumë prej nesh do të ishte një ëndërr e frikshme. Pas kësaj, një aeroplan që Leonardo ishte pasagjer u detyrua të bënte një ulje të menjëhershme pasi motori mori flakë.

“Po udhëtoja drejt Rusisë, isha në “Bussines Class” dhe motorri mori flakë përballë syve të mi. Isha ulur dhe po shikoja krahun e avionit që mori i gjithi flakë.

Përballja e tretë me vdekjen e Leonardo DiCaprio ishte gjatë një hedhje me parashutë. Personi me të cilin po fluturoja bëri një hedhje të lirë por pas 5 ose 10 sekondash në bëmë një tjetër hedhje por po ecnim aq shpejt saqë mendova se ishim pranë vdekjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button