Bexheti: Ndotja e ajrit në Tetovë “gjenocid i shekullit 21”

Mënyrën e ndotjes së ajrit në Tetovë që tanimë po kalon helm për banorët, akademiku Abdylmenaf Bexheti e ka quajtur “gjenocid të shekullit 21”. Ja se cfarë porositë ai nëpërmes rrjetit social fejsbuk:

Të dashur miq,

Ne po helmohemi vazhdimisht por ditëve të fundit masovikisht! Të tolerosh koncentrim të helmit 20 herë mbi kufirin e tolerancës është gjenocid i shekullit 21! Fatkeqësia është se këtë na imponojnë ata që i votojmë! Akoma rrëfehen se i don populli! Mbase?!

Këto ditë Tetova thërret përkrahje gjithandej. Tetova ka dëshmua solidaritet prandaj edhe thërret. Ju presim motra dhe vëllezër, mirëardhshi të enjten dhe të premten në mesditë!

Nga Instituti i shëndetit publik dje kanë apeluar të mos dilet në vende të hapura pa nevojë.

“Apelojmë që mos të dilet në vende të hapura pa nevojë. Aktivitetet fizike në vend të hapura të evitohen. Gjithashtu rekomandojmë punonjësit ndërtimor të mbajnë masa mbrojtëse”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button