Kendra fyhet rëndë nga vëllai

Kendra Wilkinson është quajtur një ‘bushtër psikotike’ nga vëllai i saj. Ky ofendim vjen pasi bukuroshja kishte bërë të ditur se ka mbetur sërish shtatzënë dhe duket se kjo nuk i ka pëlqyer vëllait të saj, Colin Wilkinson, i cili e ka ofenduar rëndë.

Bazuar në mediet amerikane, mamaja e saj Patricia, e kishte thirrur në telefon ish lepurushën e revistës erotike “Playboy”, pasi kishte lexuar për shtatzëninë e saj, por gjërat ishin acaruar, transmeton Zëri.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Colin thotë se Kendra i kishte thënë nënës së tyre se do të donte të ishte e vdekur, pasi një zënke të ashpër. Dhe për këtë arsye, ai ka shkruar: “Ajo është një bushtër e paskrupullt. Si mund t’i thuash nënës sime të vdesë. Motra ime është personi më vetjak në botë. Ajo më nuk është pjesë e jetës sime. Ajo kurrë nuk i ka ndihmuar familjes”.

Lajme të ngjashme

Back to top button