Vazhdon shkëlqimi i KK Forca, tani dominoi edhe Kroacinë

Të shtunën në  Sllavonski Brod të Kroacisë është mbajtur turneu i 20-të me radhe ndërkombëtar “Memorial karate Cup”, ku pjesëmarrës ishin rreth 500 garues nga 6 shtete dhe 62 klube.
Klubi i karatesë Forca nga Shkupi në këtë turne është paraqitur me 4 garues, të cilët kishin 11 paraqitje në kategori dhe disiplina të ndryshme.

Kampioni Ballkanik Abdurahim Idrizi ishte i vetmi garues në turne i cili arriti t’i fitoj 4 medalje, ku tri prej tyre të arta dhe një të bronztë. Idrizi kishte paraqitje në KATA në kategorinë “kadet të rinj” dhe u shpall kampion, në KUMITE u paraqit në grupmoshat “nxënës” -38 kg dhe “kadet të rinj” -36 kg ku ishte pa konkurrencë dhe me 8 lufta të shkëlqyeshme, doli kampion i trefishtë, kurse në paraqitjen e KATAV-e në grupmoshat “kadet” (14-15 vjet) u stolis me medalje bronzi.
Usame Bajrami u paraqit në dy kategori në grupmoshat “kadet të rinj”, në peshat -41 kg dhe -46 kg, dhe ku për kategorinë e parë u shpall kampin, por te e dyte u stolis me argjend.
Kampionia ballkanike Sajra Morina arriti në finale në grupmoshat “nxënëse” +40 kg dhe doli e argjend.

Kurse shumë interesante ishte paraqitja e Erkan Lusjanit, i cili edhe pse ka vetëm 16 vjet, u paraqit në grupmoshat junior -68 kg dhe arriti të fitojë medalje bronzi, ndërsa për herë të parë u paraqit në kategorinë e seniorëve dhe arriti të prek finalen, duke fituar medalje argjendi.
Padyshim se nga paraqitjet e karateistëve ka mbetur i kënaqur dhe stafi i ekipit KK Forca, ndërsa trajneri Muharem Imeri është shprehur shumë i lumtur nga të arriturat.

“Ishte një turnir shumë i fortë, por ne ishim shumë të përgatitur dhe arritëm që edhe në nivel ballkanik në mesin e 6 shteteve (Kroaci, Serbi, Bosnjë, Slloveni, Sllovaki dhe Maqedoni) dhe 62 klubeve, të radhitemi në vendin e parë, kurse Abdurahim Idrizi ishte i vetmi në mesin e 500 garuesve që fitoi 4 medalje. Kjo na bën që të ndjehemi shumë të gëzuar për faktin se forma e karateistëve tonë nga turneu në tur vetëm se vjen e rritet dhe rezultatet janë të dukshme”, deklaroj trajneri Imeri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button