KK Forca fiton një thes me medalje në Prilep dhe Sofje

Të shtunën Klubi i karatesë “Forca” mori pjesë në turneun e fuqishëm që u zhvillua në Sofje të Bullgarë. Edhe kësaj radhe nën drejtimin e trajnerit Muharem Imeri, suksesi nuk mungoj, kështu u fituan 14 medalje prej tyre 7 ari, 3 argjendi dhe katër bronz. Vendin e parë e fituan: Dhurata Memeti (2008 – kata, 3 makivara), Fehmi Veseli (2008 – kata), Marija Buntevska (2006 – kata), Suhejb Veseli (2006 – kata), Marko Buntevski (2002 – kata), Jasin Osmani (2004, -40kg) dhe ekipore, kumite (Sajra Morina, Verona Ajdini dhe Vjollca Gafuri). Vendin e dytë e fituan Jelda Imeri (kata), Sajra Morina (kadet, +54kg) dhe ekipore djemtë (Amel, Femi dhe Jeton). Vendin e tretë Jelda Imeri (kumite), Amel Veseli (kata), Jeton Ramadani (kata) dhe Jusra Ademi (kumite). Duhet cekur se paraqitje fenomenale në këtë aktivitet kanë pas Suhejb Veseli i cili disi në kata tani më jemi mësuar të ketë suksese, Sajra Morina e cila pati 6 lufta tejet të fuqishme por ia doli të tregoj një pjekuri dhe pregatitje maksimale që duhet ta shfrytëzuar të njëjtën edhe në kampionatin ballkanik pas disa muajve, dhe befasoja e ditë, Jasin Osmani i cili me stilin e tij të qetë por plot guxim, arriti që ti mposht 4 kundërshtarët e tij, ndër to edhe kampionin e shumëfishtë bullgar, me çka u stolis me arri. “Jam shumë i gëzuar me suksesin e arritur në Sofje, kjo ka qen për mua mjaft me vlerë pasi e njëjta u fitua para kampionatit të Maqedonisë që do të thotë se jam në formë të mirë”, tha talenti i rij, kurse Sajra Morina deklaroi se ishte e pafat ne luftën finale. “Në finale në kumite isha disi e pafat dhe me disa gabime të vogla e humba përblajen. Megjithatë jam e gëzuar se arrita nga një aktivitet i foto si ky të marr dy medalje”, pohoi Osmani. Ndryshe, cekim se në këtë aktivitet morën pjesë mbi 600 garues nga 10 shtete.

7 medalje fitohen edhe në Prilep

Të premten në Prilep u zhvillua kampionati i Maqedonisë për shkolla. Kështu edhe në këtë garë KK Forca arriti të fitoj disa medalje. Në vendin e parë u stolisën Marija Buntevska (2006, kata), Suhejb Veseli (kata, 2006), Verona Ajdini (kumite, -54. kadet) dhe Jusra Ademi (kata, 2006). Argjend morën Marko Bunteski (kata,2002) dhe Dhurata Memeti (2008, kata), kurse me bronz u desh të pajtohet Jelda imeri (kata).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button