Majko për debatin Rama-Blushi: Si dilema e Hamletit “të votohesh a të mos votohesh”

Ndërkohë që në Partinë Socialiste po numërohen votat e delegatëve për zgjedhjet e asamblesë, Pandeli Majko ka dalë sot paradite në krah të Elisa Spiropalit për të vijuar me anëtarësimet në FRESSH.

“Ju duhet të mësoni edhe nga të metat tona. Duhet të mësoni edhe të bëheni pjesë e debatit tonë të djeshëm hamletian “të jesh apo të mos jesh”, të votohesh, apo të mos votohesh”, tha Majko në nisje të këtij aktiviteti.

Gjatë fjalës së tij ai ka shpjeguar se e kishte lënë në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe jo në sallën kryesore. Sipas tij të rinjtë duhet ta meritojnë të shkojnë në atë sallë, transmeton albeu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button