Idrizi nënkampionin i kupës së botës

Ka përfunduar në Umag të Kroacisë Kupa Botërore për kadet, junior dhe U21 e organizuar nga Federata Botërore e Karatesë (WKF – World Karate Federation), e cila është organizata e vetme e karatesë që është e pranuar nga komiteti olimpik.

Në këtë kampionat pjesëmarrës ishte edhe nënkampioni evropian dhe kampioni ballkanik, Abdurahim Idrizi nga KK Makpetroll nga Shkupi, i cili kishte paraqitje ne disiplinën KATA kadetë dhe KUMITE kadet -52 kg.

Idrizi në KATA kishte paraqitje të shkëlqyeshme duke u prezantuar me KATEN “gogjushihosho”, por fatkeqësisht pësoi disfatë nga spanjolli me rezultat të ngushtë 3:2.

Në KUMITE Abdurahim Idrizi ishte i mrekullueshëm, pas katër luftërave të shkëlqyeshme arriti në finalen e madhe. Deri këtu ai i mposhti Heer Sunni nga Kanadaja me rezultat 9:1, në rrethin e dytë e mposhti përfaqësuesin  e Spanjës, Valdivia Miranda Jordi 2:1, në rrethin e tretë e kishte një kundërshtar jo të përshtatshëm nga Danimarka, Henriksen Jakob të cilin e mundi 5:0. Në gjysmëfinale u takua përfaqësuesin nga Hong Kongu, Chau Ka Him të cilin me një luftë të mrekullueshme arriti ta fitoj me rezultat 3:0. Në finale Idrizi u takua me spanjollin Ortiz Fernandez prej të cilit pësoi disfatë, me çka duhej të kënaqej si nënkampion i kupës botërore në KUMITE kadet -52 kg. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button