E prerë, e ngjitur dhe e krijuar për të mbjellë urrejtje

[Recension: Studentët deri te Plenumi studentor: Nëse ju paguajnë të bojkotoni kundër bojkotit tuja, a edhe për këtë do të bojkotoni!]

Të radhiten printscreen-e nga rrjetet sociale dhe ato të shfrytëzohen sipas preferencës personale politike, nuk është gazetari.

Dhe është veprim shumë i papërgjegjshëm. Paramendoni: tekst që publikon gjuhë të urrejtjes, e fshehet pas alibisë se transmeton printscreen-e nga rrjetet sociale. Kjo nuk është gazetari.

07012016-NetPress-Seceno-LeLinku deri te artikulli origjinal: Studentët deri te Plenumi studentor: Nëse ju paguajnë të bojkotoni kundër bojkotit tuja, a edhe për këtë do të bojkotoni!

Data dhe koha e publikimit: 30.06.2016, 13:44

Data e recensionit: 01.07.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

ÇARSHAF ME PRINTSCREEN-E

Vetëm dy fjali, në dy paragrafe të ndryshme, “e copëtojnë” çarshafin me printscreen-e nga rrjetet sociale. E madje as në ato dy fjali nuk ka përmbajtje nga komentet ofenduese, që vetëm e qartëson motivimin për një përmbajtje të këtillë mediatike.

Sipas rregullit kryesor të Kodit të gazetarëve, të vendosur në preambulën e kësaj rregulloreje për veprim profesional dhe etik t gazetarëve, detyra e tyre kryesore është:

…është respektimi i të vërtetës dhe i të drejtës së opinionit që të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Në vend të kësaj, para nesh kemi një përmbajtje që nuk informon, por përhap urrejtje.

Kjo është në kundërshtim me nenin 10 të Kodit, i cili thotë:

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).

Përndryshe, nuk është e pamundur që në një tekst gazetaresk të përcillet atmosfera për ndonjë fenomen për të cilën debatohet në rrjetet sociale. Mirëpo, atëherë rrjetet sociale bëhen burim nga i cili krijohet përmbajtje, e cila, duhet t’i respektojë standardet profesionale: Të përcillet në mënyrë të paanshme dhe të balancuar mendimi i të gjitha palëve të involvuara.

Dhe kuptohet, jo gjithçka që do të gjendet në internet është e vlefshme për t’u bërë përmbajtje mediatike. Përveç në rastet kur qëllimi nuk është gazetaresk, por vetëm politik.

Në fakt, ky është një shembull i mirë për material të prerë, të ngjitur, të krijuar…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button