Katër palestinezë lëndohen gjatë përleshjeve me izraelitët

Katër të rinj palestinezë janë lënduar sot herët në mëngjes gjatë përleshjeve me forcat ushtarake izraelite gjatë shembjes së dy objekteve të banimit që iu përkasin palestinezëve në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këtë informacion e konfirmoi drejtori i spitalit palestinez në Ramallah, Ahmad Bitawi, duke theksuar se njëri nga të rinjtë e lënduar është në gjendje kritike.

Ushtria izraelite, në një njoftim pohon se pjesëtarët e saj në kampin e refugjatëve në Qalandiya shembën shtëpitë e dy palestinezëve që në dhjetor të vitit të kaluar me thika sulmuan, e më pas edhe i vranë dy izraelitë jo shumë larg Jerusalemit.

Në po atë sulm ushtarët izraelitë vranë dy sulmues. Në incidentin e sotëm, siç thekson ushtria, të rinjtë kanë hapur zjarr ndaj ushtarëve gjatë shembjes së shtëpive ku izraelitët janë kundërpërgjigjur.

Bregu Perëndimor një kohë të gjatë është vend përleshjesh mes palestinezëve dhe izraelitëve, ku shumë shpesh shpërthen dhunë që shkakton edhe viktima

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button