Dimovski: KE vlerëson pozitivisht bujqësinë e Maqedonisë

Progres në sektorin e bujqësisë, sigurisë së ushqimit dhe peshkimit vlerëson Komisioni Evropian në Raportin e fundit për progresin e Maqedonisë.

Siç deklaroi për MIA-na ministri dikasterial Lupço Dimovski, Komisioni e evidenton rritjen e mbështetjes për zhvillimin rural, zbatimin e IPARD programit, miratimin e Strategjisë kombëtare për prodhim organik, realizimin e programeve për mbrojtje shëndetësore  të kafshëve.

Në drejtim të rritjes së aspirimit të IPARD mjeteve, KE rekomandon të vazhdojë përgatitja e masave të reja.Komisioni Evropian e vlerëson miratimin e Programit kombëtar për mbështetjen e bujqësisë 2013-2017, të Strategjisë kombëtare për prodhim organik dhe të Planit aksionar për 2013-2020.

Njëherit thekson se për prodhuesit organikë është siguruar mbështetje shtesë më e lartë për 30 për qind  në krahasim me prodhimtarinë konvencionale.

Përgatitjet në fushën e sigurisë së ushqimit dhe politikës veterinare zhvillohen në drejtim të mirë. Progres ka edhe në Raportin, dhe në miratimin e legjislacionit për  vendosjen e ushqimit në qarkullimin dhe kontrollin e sigurisë së tij, si dhe në një pjesë të peshkimit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button