Në Maqedoninë e Veriut më pak qumësht lope e më qumësht dele, ndërkohë më pak mish derri e më shumë mish tjetër

Në Maqedoninë e Veriut është rritur sasia e qumështit të deles, derisa është regjistrua ulje e sasisë së qumështit të lopës dhe dhisë, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi i qumështit të lopës në vitin 2022 është 324 290 000 litra, që është 0.7 % më pak krahasuar me vitin paraprak, te qumështi i dhisë është vërejtur ulje për 17.1 %, derisa kemi rritje të prodhimit te qumështi i deles për 11.1 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që u prodhuan 38 671 000 litra qumësht dele dhe 13 702 000 litra qumësht dhive.

Raportohet që Maqedonia e Veriut ka 97 451 lopë qumështore, 464 922 dele qumështore dhe 54 216 dhi.

“Prodhimi i përgjithshëm i mishit është ulur për 3.0 %. Prej prodhimeve tjera blegtorale, në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021 është vërejtur rritja e prodhimit të vezëve (13.4 %) dhe ulja e prodhimit të leshit”, raportoi Enti, duke theksuar që janë prodhuar mbi 148 milionë vezë nga 1 milionë pula.

Maqedonia e Veriut ka prodhuar 23 842 tonë mish brenda vitit, ashtu që vetëm mish derri janë regjistruar 13 493 ton, përkundër që ka shënuar rënie për 13.4 % në krahasim me vitin 2021. Ndërkohë është rritur sasia e mishit të prodhuar nga lopët, dhentë dhe shpendët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button