Pronarit i janë marrë dy qen “bull mastiff” pasi që dje u kafshua deri në vdekje një djalosh 8-vjeçar

Një qen 12-vjeçar i racës “bull mastiff” ka mbytur një djalosh 8-vjeçar në lagjen “Pintija” në Kisella Vodë pasi që ka hyrë në oborrin e fqinjit duke e kapërcyer gardhin, konfirmuan për Meta.mk dy burime të pavarura, pas ngjarjes tragjike. Fëmija, për shkak lëndimeve, ka vdekur në rrugë drejt spitalit.

Sipas informatave të deritanishme, në momentin e ngjarjes ka pasur tre qen, të gjithë nga raca e njëjtë, ndërkaq fëmija është sulmuar nga qeni më i vjetër. Pronari i qenve N.G. ka hapësirë për përkujdesje të qenve “bull mastiff anlgez”

Dje përpara orës 18:00 në shtëpinë e fqinjëve nuk ka pasur askush, ndërkaq fëmija e ka kaluar gardhin që ta marrë topin që atje i ka ra. Kur pronari i qenve ka hyrë në shtëpi për shkurt kohë, e ka gjetur fëmijën e shtrirë afër gardhit, ndërkaq në gojën e qenit e ka parë se ka gjak. Menjëherë e ka thirrur nënën dhe me automjetin e tij është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në Shkup, por ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.

“Fëmija është sjellë pa shenja të jetës. Menjëherë kolegët kanë bërë tentim për reanimim, por pa sukses. Nuk duhet nëse fëmija menjëherë pas ndodhisë është sjellë te ne ose kur është gjetur nuk ka pasur shenja të jetës, atë do ta tregojë hetimi. Unë mbrëmë nuk isha në ndërrim, por pamja ka qenë e trishtueshme, të gjithë mjekët dhe infermieret që kanë qenë në punë, sot nuk janë në punë”, deklaroi për Meta.mk, Luben Arsenkov, drejtor i Spitalit “Naum Ohridski”.

Nga MPB informuan se për rastin tanimë po vepron prokurori publik, nën urdhrin e të cilit është dorëzuar për autopsi dhe po ndërmerren masa për pastrimin e rastit.

Është mobilizuar edhe Agjencia për ushqim dhe Veterinari, janë marrë dy qen

Dispozitat ligjore për përgjegjësi në këtë segment, nuk janë mjaftueshëm të qarta, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për pronë private. Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Nikollçe Babovski për Meta.mk tha se sot në mëngjes inspektorët menjëherë janë mobilizuar dhe kanë kontaktuar me MPB-në.

Pronarit N.G. i janë marrë dy nga tre qentë – qeri 12-vjeçar dhe tjetri 9-vjeçar. Deri në momentin e publikimit të tekstit nuk dihet saktë se ku do të dërgohen për observim – nëse në MPB ose në stacionarin për kafshë të pastreha “Lajka”.

Nga AUV thonë se nëse konstatohen lëshime nga pronari do t’i shqiptohen masa sipas ligjeve në fuqi nga fusha e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve, shëndetin veterinar dhe mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve.

Nga mbikëqyrja e AUV thonë se oborri në të cilin janë ruajtur qentë ka qenë në mënyrë përkatëse i rrethuar me gardh dhe në hyrje është vendosur shenjë parandaluese “Kujdes qen”.

Inspektori përkatës i AUV-së – veterinar zyrtar ka dhënë urdhër që qentë të vendosen nën mbikëqyrje zyrtare për sëmundjen e tërbimit (mbikëqyrje – observim) nga ana e mjekut për mjekësi veterinare 15 ditë, me tre kontrolle klinike, sqaroi Babovski, ndërkaq pas mbarimit të observimit mjeku veterinar jep certifikatë për mbikëqyrje të tërmitim me të cilin konstatohet gjendja shëndetësore e kafshëve në lidhje me tërbimin.

Ashtu siç shkruan në përshkrimin e kompanisë veterinare “Hils” bull mastiffët janë qen të cilët lidhen me anëtarët e familjes dhe janë “në përgjithësi natyrë e qetë dhe e lehtë”. Megjithatë, siç thuhet në përshkrim për racën e tyre “marrëhdnia e tyre me anëtarët e familjes mund të ndryshojë kur do të hyjë ndonjë i huaj.

“Këto qenë kanë tendencë që të jenë afërsisht të dyshueshëm ndaj njerëzve jashtë prej familjes. Edhe pse janë lojalë ndaj familjes, bull mastiff mund të jetë kokëfortë në veprim, që mund ta bëjë treningun sfidues. Megjithatë, mbikëqyrja është imperativ kur qeni është rreth fëmijëve pasi që qeni është aq i madh saqë edhe pa qëllim mund ta rrëzojë. Socializimi dhe trajnimi janë kyçe për jetesën me këtë racë. Ekspozimi i qenit ndaj më shumë njerëzve, vendeve dhe situatave të reja, veçmas kur është i vogël, mund të jetë i dyshueshëm ndaj vizitorëve dhe ndaj njerëzve që nuk i njeh”, thuhet në analizë.

Bull mastiff është raca zyrtare e njohur në vitin 1933, ndërkaq është zhvilluar mes shekullit 19 nga gjuetarët britanik të cilët kanë pasur për qëllim që t’i mbrojnë pronat e fshatit nga hajdutët që vjedhin gjahun. Me kryqëzimin e mastifit dhe bulldogun, ata kanë dashur të zhvillojnë kafshë aktive e cila mundet shpejtë të kalojë distanca të shkurtra dhe të kapë hajdutë dhe t’i mbajë derisa nuk vjen gjuetari që ta kapë hajdutin.

Më fonë “qeni i natës i gjuetarit” është bërë edhe kafshë përkëdhelëse.

LEXO: Një qen shtëpiak “bull mastiff” ka sulmuar për vdekje një fëmijë, i cili ishte sjellë në spitalin e qytetit pa shenja jete

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button