Një qen shtëpiak “bull mastiff” ka sulmuar për vdekje një fëmijë, i cili ishte sjellë në spitalin e qytetit pa shenja jete

Një qen shtëpiak i racës “english bull bastiff” dje ka sulmuar për vdekje një fëmijë tetë vjeçar, pasi i njëjti është gjakosur nga lëndimet e rënda, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Tragjedia ka ndodhur në lagjen Pintija, Kisella Voda. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për një racë “english bull mastiff”. Siç njofton Ministria e Brendshme, dje në orën 18:25, nga spitali i përgjithshëm i qytetit “Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili sipas raportimit u është nënshtruar lëndimeve si pasojë e sulmit të qenit, në pronësi të fqinjit të tij N.G, transmeton Portalb.mk.

“Për rastin është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, njofton MPB.

Drejtori i spitalit të përgjithshëm të qytetit, doktor Ljuben Arsenkov, thotë për Meta.mk se ky është rasti i parë në të cilin një qen ka vrarë një fëmijë.

“Fëmija është sjellë pa shenja jete. Kolegët tentuan menjëherë reanimimin, por pa sukses. Nuk dihet nëse fëmija është sjellë menjëherë pas ngjarjes apo tashmë është gjetur pa shenja jete, këtë do ta tregojë hetimi. Nuk kam qenë në turn mbrëmë, por pamja ka qenë e trishtuar, të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë qenë në punë, gjithë turni, sot nuk janë në punë”, thotë Arsenkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button