Leicesteri mposhti Chelsean dhe ruan kreun e tabelës

Leicesteri e ka mposhtur Chelsean me rezultat 2:1, për ta rimarrë pozitën e parë në Premier Ligën Angleze me 35 pikë.

Jamie Vardy i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 34, ndërsa golin e dytë e realizoi Mahrez në të 48.

Chelsea ia doli ta ngushtonte rezultatin me anë të një goli nga Remy në minutën e 77, mirëpo nuk shpëtoi nga humbja e nëntë këtë edicion.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho tani ndodhet në vendin e 16 me 15 pikë, vetëm një pikë më shumë se pozita e 18, që dërgon në Championship.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button