Moti sot në Maqedoni

Edhe sot nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit në krahasim me ditët e kaluara. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me nivel të ulët të mjegullave, ndërkaq gjatë ditës pritet që moti të jetë më i kthjellët, ndërkaq temperaturat të jenë më të larta, njofton Portalb.

Temperaturat minimale, thuajse në mbarë territorin e Maqedonisë do të lëvizin nga -6 deri më -3 gradë celsius.

Gjatë ditës pritet që temperaturat të pësojnë rritje edhe atë të lëvizin nga 9 deri më 13 gradë celsius. Pjesa juglindore do të jetë me temperatura më të larta, ndërkaq vendet malore pritet që të kenë temperatura relativisht të ftohta ku pritet që të arrijnë deri më 11 gradë celsius, njofton Portalb.

Edhe Shkupi do të jetë me mot të ngjashëm, me mëngjes të ftohtë dhe me nivel të ulët të mjegullave, ndërkaq gjatë ditës pritet që të jetë më i kthjellët, madje të ketë edhe periudha të kohëpaskohshme të diellit.

Temperatura minimale pritet të shënohet në orët e hershme të mëngjesit edhe atë deri më -5 gradë celsius, ndërkaq ajo maksimalja gjatë ditës nuk do të kalojë mbi 10 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button