Benitez afër shkarkimit

Trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez është afër shkarkimit. Sipas të përditshmes Marca, në shkrimin e publikuar menjëherë pas ndeshjes, Florentino Perez i ka kuptuar fjalët e Cristiano Ronaldos kur kishte thënë se ‘me këtë trajner reali nuk do të fitoj asgjë’.

Reali u mundua që ta rikthejë rezultatin në favor ndaj Villarreal, por skuadra e Benitez ishte pa ide. Sipas MARCA, Edhe më e çuditshme është fakti që Benitez kishte në bankën rezervë tre lojtar klasi, Kroos, Kovacic e Isco, por këta dy të fundit i vendosi vetëm kur ndeshje po shkonte drejt fundit, kur kishin mbetur më pak se 15 minuta lojë.

Sipas MARCA, mos aktivizimi i lojtarëve, ishte e met e Benitez i cili nuk kishte ide se çfarë të bënte. Perez e ka humbur tashmë durimin dhe nga çasti në çast pritet shkarkimi i Rafa Benitez që ka krijuar një Real Madridi pa ide, e përfundon shkrimin MARCA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button