Aliji i kënaqur me shortin
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Naser Aliji e ka mirëpritur shortin e hedhur në Paris të Francës. Ai në një postim në facebook ka shkruar se kanë shanse të mira të kualifikohen për në fazën tjetër, ndërsa është gëzuar që Shqipëria do të jetë në një grup me Zvicrën.
“Të dashur miq dhe tifozë të Kombëtarës!
E ndoqa me kujdes shortin e grupeve për Euro 2016 në Francë dhe them se jam i kënaqur nga kundërshtarët që fituam në grupin A. Më shumë jam gëzuar që jemi në një grup me Zvicrën, pasi aty luajnë mjaftë shqiptarë. Do të jetë një ndeshje historike. Kemi shanse të mira ta kalojme grupin. Ju premtojmë se së bashku do të festojmë edhe në Lens. Ju uroj të gjithëve shëndet të mirë!”, ka shkruar Aliji në facebook. Shqipëria është në grupin A së bashku me Francën, Zvicrën dbe Rumaninë. Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë me Zvicrën në Lens.