Digjet në lëvizje automjeti në Durrës

Një automjet u përfshi nga flakët paraditen e së shtunës në qendër të qytetit të Durrësit. Ngjarja ndodhi në rrugën që kalon përgjatë sheshit Liria, pranë xhamisë së madhe të qytetit.

Drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip “Volkswagen” me targë “AA 938 CE”, me të konstatuar flakët ndaluan mjetin dhe dolën jashtë tij pa pësuar dëme.

Një mjet zjarrfikës ndihmoi në shuarjen e zjarrit që shpërtheu në pjesën e përparme të mjetit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një problem në sistemin elektrik të motorit, transmeton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button