Avokati Raufi: “Grupi i Kumanovës” u keqtrajtua

Avokati mbrojtës Naser Raufi konfirmon dyshimet e familjarëve për dhunë të policisë ndaj grupit të Kumanovës.  Raufi pas vizitës në burgun e Prilepit pohon se Andi Krasniqi i njohur si Komandant Malisheva është ankuar nga dhuna çnjerëzore e njësiteve speciale, gjatë transportimit të tij në gjykatë. Avokati Raufi thotë se në ditën e gjykimit ka marrë ankesë edhe nga Shefqet Hallaçi se njësitet speciale e kanë rrahur rrugës për në gjykatë.

“Sot isha i vizitova Demë Shehun dhe Andi Krasniqin në burgun e Prilepit, prej këtyre dyve i arrestuari Andi Krasniqi u ankua se ka qenë i malltretuar edhe duke e sjellë në seancën gjyqësore nga ana e njësiteve speciale. Është ankuar edhe Shefqet Hallaçi, bile atë ditë gjatë gjykimit më ka treguar dhe është vendosur edhe në proces verbal kjo gjë. Tek unë janë ankuar disa nënshtetas të Kosovës por unë dua që vetë të kontrollojë se cila është gjendja faktike”, deklaroi avokati mbrojtës, Naser Raufi, transmeton Tv Shenja.

Ministri i drejtësisë Adnan Jashari kërkoi  hetim të menjëhershëm të rastit për të vërtetuar dyshimet.

“Unë kam informata jo të dorës së parë, kështu nga burime të ndryshme të pa vërtetuara se jo brenda, por gjatë transportit ka pasur shkelje dhe cënime dhe shkelje të caktuara të lirive dhe të drejtave të njeriut. Por ka organe kompetente që duhet të vlerësojnë se ka apo jo  shkelje dhe duhet të marrin masa. Unë si Ministër i Drejtësisë nuk jam komentent në këto faza, por normalisht se do të kërkojë të marrë informata të sakta nga organet që kanë kompetencë për të vërtetuar nëse ka pasur apo jo torturë ndaj personave që në këtë fazë konsiderohen si të akuzuar”, tha ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button