Kaosi në rrugët e Tetovës,  40 mijë vetura për 200 mijë banorë

 

Edhe pas fillimit të funksionimit të vend parkimit zonal me pagesë, Tetova vazhdon të jetojë kaosin e trafikut dhe parkimeve vend e pa vend.

Sipas të dhënave statistikore llogaritet se aktualisht Tetova ka mbi 40 mijë makina të regjistruara. Vënia në funksion e vend parkimeve me pagesë duket se ka nis të zbus problemin shumëvjeçar me vend parkimet në këtë komunë, por – nëse në një pjesë është evituar rrëmuja, kjo ka kaluar nëpër rrugë të tjera, transmeton Tv Art.

Që të zgjidhet ky problem, qytetarët e Tetovës vlerësojnë se Komuna duhet të ndërmarrë masa për hapjen e vend parkimeve të tjera në qytet.

Fejsal Beadini, drejtor i ndërmarrjes për menaxhim me vend parkimet zonale thotë se me implementimin e këtij projekti në rrugët dytësore të qytetit, trafiku i ngjeshur do të tejkalohet.

Sidoqoftë, dimri në pritje dhe ardhja e kurbetçinjve për pushimet dimërore, duket se ka për të stërgarkuar këtë trafik edhe ashtu tepër të dendur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button