Kamboxhia, dhuna ndaj fëmijëve i kushtoi vendit mbi 250 milionë dollarë

Më shumë se gjysma e fëmijëve në Kamboxhia kanë përjetuar dhunë fizike dhe abuzimi i të miturve në vitin 2013 i kushtoi vendit mbi 250 milionë dollarë për shkak të pasojave shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një kërkim i disa ministrive i realizuar për të përcaktuar, për herë të parë në Kamboxhia, ndikimin ekonomik të dhunës kundër fëmijëve gjeti lidhjen midis dhunës dhe humbjes së produktivitetit në moshë madhore.

“Dhuna në fëmijëri mund të shkaktojë pasoja negative shëndetësore, sociale dhe ekonomike për ata që e përjetuan, duke përfshirë edhe ndikimin negativ në zhvillimin e trurit, probleme të sjelljes, kushtet mendore dhe shëndetësore, nivele të ulëta të arsimimit dhe të ardhurat e redaktuara në të ardhmen”, theksohet në raportin e Qeverisë kamboxhiane.

Raporti tregon se barra ekonomike e pasojave shëndetësore në vitin 2013 ishte 168 milionë dollarë, që është 1.10 për qind e PBB-së së vendit dhe se humbjet e produktivitetit për shkak të dhunës në fëmijëri në të njëjtën periudhë i kushtuan shtetit 83,3 milion dollarë, përkatësisht 0,55 për qind të PBB-së vendit.

Arsyeja për këtë është kryesisht për shkak të impaktit që abuzimi fizik, emocional dhe seksual mund të ketë në të miturit. Disa nga këto impaktet janë shqetësime mendore, infeksionet seksualisht të transmetueshme, vetë-lëndimi, pirja e duhanit, probleme me pirje si dhe vdekjet e shkaktuara nga dhuna në mesin e fëmijëve.

Ky impakt ekonomik vjen me një nevojë në rritje për trajtim nga sistemi shëndetësor i këtij shteti dhe mund të ndikojë në aftësitë e individit për të përfunduar shkollën dhe për të gjetur punë pastaj. Gjeneratat e ardhshme gjithashtu mund të vuajnë në mënyrë të ngjashme si rezultat i kësaj.

Hulumtimi, i botuar të mërkurën, u bazua në një sondazh të kryer dy vjet më parë në mesin e të miturve në Kamboxhia, në mënyrë për të kuptuar gjerësinë e dhunës ndaj fëmijëve në të gjithë vendin.

Në një deklaratë të dërguar nga UNICEF, Ministrja për Çështjet e Grave, Ing Kantha Pavi tha se “barra ekonomike e dhunës ndaj fëmijëve në vendin tonë është kritike dhe kërkon veprim të menjëhershëm nga ana e të gjithëve, në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Kombëtar kamboxhiane për Fëmijët.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button