OKB, Rusia vazhdon të armatosë seperatistët në Ukrainë

Kombet e Bashkuara njoftuan se në konfliktet të cilat vazhdojnë që prej prillit 2014 në lindje të Ukrainës jetën e kanë humbur më shumë se 9 mijë persona dhe se Rusia vazhdon të dërgojë armë dhe luftëtarë për seperatistët, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë ka publikuar raportin e 12-të që përfshin periudhën mes 16 gushtit dhe 15 nëntorit.

Kryetari i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për SHBA, Evropë dhe Azi Qendrore, Gianni Magazzeni, në konferencën për mediat në zyrën e OKB-së në Gjenevë u prononcua në lidhje me raportin. “Në konfliktet që morën jetën e më shumë se 9 mijë personave në muajt e fundit në disa rajone ka patur rënie në masë të madhe por ende vazhdojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në masë të madhe”, tha Magazzeni.

Ai ka vënë në dukje se armëpushimi dhe tërheqja e armëve të rënda nga të dy palët kanë qenë efektive në uljen e konflikteve duke u shprehur më tej se shumica e vdekjeve të reja burojnë nga lëndët shpërthyese të mbetura nga lufta.

– “Vazhdojnë flukset e armëve dhe të luftëtarëve nga Rusia”

Magazzeni tha ndër të tjera se në rajonet e kontrolluara nga seperatistët rusë “vazhdojnë hyrjet e armëve dhe të luftëtarëve nga Rusia”.

Sipas tij, në rajonet Donetsk dhe Luhansk ende vazhdojnë shkeljet serioze e të drejtave të njeriut si krime, tortura, keqtrajtime, arrestime të paligjshme, punë të detyruara, rekrutime dhe kufizime të lirisë së shprehjes. Magazzeni thotë se nga konfliktet janë prekur rreth 2.9 milionë njerëz.

Magazzeni më tej ka shtuar se për shkak të kufizimeve të vendosura nga Rusia në Krime ata kanë marrë pretendime për shkelje ndaj të të drejtave të njeriut si kufizime të lirisë së shprehjes, tubimit paqësor, dhe të drejtat për gjykim të drejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button