Reali dhe Barcelona sytë kah Juventusi

Juventus është një nga skuadrat me talentet më të mëdhenj në botë dhe për lojtarët e saj po interesohen skuadrat më të mëdha.

Nuk është vetëm Paul Pogba ai që po kërkohet nga skuadrat e mëdha evropiane, por edhe ylli i ri i skuadrës Paulo Dybala.

AS shkruan se Real Madrid dhe Barcelona tashmë kanë filluar garën për yllin argjentinas dhe përfaqësuesit e të dy skuadrave do të jenë sonte në ndeshjen me Sevillan, për të përcjellë Dybalan.

Argjentinasi gjatë verës së kaluar u transferua nga Palermo në Juventus për 40 milionë euro, por vlera e tij tashmë është rritur në 60 dhe deri në fund të edicionit mund të shkojë edh më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button