CIVIL organizon: “Ditët e të Drejtës së Votimit”

Me rastin e 10 Shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, CIVIL – Qendra për Liri organizon program treditor me mbledhje konsultative, punëtori dhe ngjarje publike, me një ekip ekspertësh nga Kroacia, me temë “Ditët e të Drejtës së Votimit”, nga 9 deri më 11 shtator.

Ngjarja publike “Zgjedhje të Lira për Qytetare/ë të Lirë” do të mbahet të premten, 11 shtator, në hotel “City Park”, me fillim në ora 12.

Nevoja nga forcimi i vetëdijes publike dhe përfshirja aktive e qytetareve/ëve në mbikëqyrjen e përditshme të gjendjes politike, janë një ndër parakushtet për realizimin e të drejtës së votimit, lirë dhe pa presione, kërcënime dhe kushtëzime. Në këtë mënyrë, Republikën e Maqedonisë do ta afrojmë një hap më afër krijimit të kushteve për zgjedhje të lira.

Si të luftojnë qytetaret/ët për të drejtën e votimin, si të përfshihen në mënyrë aktive në mbikëqyrje dhe, së fundmi, si të tejkalohet frika, janë pjesë e pyetjeve të cilave Civili, së bashku me ekspertët nga Kroacia, do të përpiqen t’u japin përgjigje.

Identifikimi i rreziqeve në periudhën parazgjedhjeve, në ditën e votimit dhe në periudhën e pas zgjedhjeve, këmbimi i përvojave sa i përket mbikëqyrjes së zgjedhjeve, prezantimi i projekteve të Civilit për zgjedhjet, si dhe kapacitetet dhe zhvillimi i planeve për bashkëpunim, janë pjesë e temave mbi të cilat do të punohet me ekipin e ekspertëve nga Kroacia, i përbërë nga përfaqësues të GONG-ut dhe Qendrës për Përsosmëri, e cila është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë.

Krahas ekspertëve nga Kroacia dhe ekipit projektues të Civilit, në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe ekipet mbikëqyrëse të organizatës, koordinatorët rajonal të Civilit, përfaqësues të organizatave partnere dhe të shoqërisë civile, ndërsa në një pjesë të programit janë të ftuar edhe partitë politike.

Ngjarja organizohet në kuadër të projektit “Zgjedhje të Lira për Qytetare/ë të Lirë”, e përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button