Mathieu jashtë fushe për tre javë

Mbrojtësi u largua nga fusha gjatë ndeshjes që u zhvillua në Camp Nou, ku Barca mposhti Villanovensen në kuadër të Copa Del Rey.

“Jeremy Mathieu ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë dhe shërimi i tij do të monitorohet nga stafi mjekësor i klubit”, thuhet në komunikatën e Barcelonës.

Një lëndim i tillë, që është i shpeshtë tek lojtarët, i lë ata jashtë fushave për 3 javë, çka do të thotë që Barca mund të mos e ketë të gatshëm mbrojtësin deri pas Kupës së Botës për Klube.

Megjithatë, me 17 dhjetor Barca e zhvillon ndeshjen e parë në Tokio në Kupën e Botës për Klube dhe katalanasit shpresojnë që francezi të jetë gati për Luis Enriquen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button