Avionët britanikë godasin burimet e naftës të DAESH-it në Siri

Ministri britanik i Mbrojtjes Michael Fallon njoftoi se sot herët në mëngjes objekt i sulmeve të para ajrore britanike në Siri kanë qenë burimet e naftës dhe qendrat të cilat i kontrollon organizata terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Parlamenti britanik mbrëmë aprovoi nisjen e sulmeve ajrore ndaj bastioneve terroriste në Siri, ndërsa menjëherë pas kësaj avionët britanikë fluturuan nga baza në Qipro dhe kyen sulmet e para.

Ministri mbajti konferencë për mediat në të cilën njoftoi se objekt i sulmeve të para kanë qenë burimet e naftës dhe qendrat e fushave të naftës Al Omer. Sipas tij, përfshirja e Britanisë së Madhe në operacionet ajrore në Siri ka sjellë dimensione të reja të luftës së koalicionit kundër terrorizmit dhe një epërsi të rëndësishme.

“Nafta është burimi më i rëndësishëm financiar i terroristëve të DAESH-it. Me rëndësi të veçantë është të vazhdojmë të ndërprejmë këto burime të parave. Deri tani janë realizuar shumë sulme dinamike që u kanë mundësuar forcave tokësore të detyrojnë terroristët që të tërhiqen. Ka shumë objektiva infrastrukturore që janë me rëndësi vitale për terroristët, e që deri tani nuk janë qëlluar”, porositi Fallon.

Në bazën ajrore në Qipro, Britania e Madhe që nga viti i kaluar ka tetë avionë që deri më tani i ka shfrytëzuar për sulme ajrore të koalicionit në pozita terroriste në Irak. Për shkak të operacioneve në Siri, autoritetet britanike paralajmëruan rritjen e flotës së tyre ajrore në këtë bazë.

Pas debatit 11 orësh në Dhomën e Poshtme, Parlamenti britanik mbrëmë me 397 vota pro dhe 223 kundër votoi aprovimin për fillimin e sulmeve ajrore në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button