Nikoliç takon Lavrovin: Të jesh në BE, nuk do të thotë se je kundër Rusisë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka takuar sot ministrin e Jashtëm rus, Sergej Llavrov i cili po merr pjesë në konferencën e 22-të ministrore të OSBE-së në Beograd, raporton Anadolu Agency.

Në fillim të takimit, ai falënderoi Rusinë për përkrahjen ndaj Serbisë. “Në disa raste, pa ndihmën tuaj si dhe kundërshtimin për disa çështje të dëmshme për Serbinë, ne do të kishim shumë probleme dhe vështirë do të dilnim nga to. Në emër të shtetit tonë ju falënderoj për kontributin në luftën kundër terrorizmit”- tha Nikoliç.

Ai theksoi se Serbia zhvillon marrëdhënie të mira ekonomike me Rusinë, ndoshta jo aq shumë si ato politike, por se pritet intensifikimi i tyre.

”Në të ardhmen do të bashkëpunojmë më Federatën Ruse në mënyrë më intensive pasi dëshirojmë të tregojmë se jemi kundër vendosjes së sanksioneve për Rusinë dhe në të njëjtën kohë tu tregojmë miqve tanë në BE se të jesh pjesë e BE-së nuk do të thotë të jesh kundër Rusisë.

Sergej Lavrov i tha Nikoliçit se çmon shumë kontributin e tij personal për forcim të bashkëpunimit mes dy shteteve.” Ju falënderojmë për qëndrimin lidhur me nevojën e zgjidhjes së problemeve në Evropë përmes dialogut” tha Llavrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button