‘Reali duhet të sakrifikojë Benzeman për Bale’

Ish-trajneri i Real Madridit, John Toshack ka këshilluar Carlo Ancelottin, të sakrifikojë Karim Benzeman për Gareth Bale, duke shtuar se uellsiani mund të luajë shumë mirë në pozitën e numrit 9.

“Me të gjitha problemet që ka Benzema përpara golit, unë do të luaja me Balen në sulm”.

“Sipas mendimit tim, ai mund të luajë shumë mirë në pozitën e numrit 9. Ai është një lojtar fantastik, dhe jam i bindur se do të ketë sukses. Unë do të luaja me Ronaldon dhe Balen në sulm”, tha 64 vjeçari për Cope.

Lajme të ngjashme

Back to top button