Kombëtarja, pak mundësi për prurje të reja për Euro 2016

Ka pak gjasa që ndonjë fytyrë e re të shihet në kombëtaren e Shqipërisë në futboll në “Euro 2016” që mbahet prej 10 qershorit deri më 10 korrik në Francë.

Shqipëria për herë të parë do të paraqitet në një ngjarje të madhe futbolli, ndërsa përzgjedhësi Gianni de Biasi ka bërë të ditur se do të llogaritë në grupin e njëjtë të futbollistëve që janë paraqitur në kualifikime, shkruan Koha Ditore.

Ka thënë se do të afrojë ndonjë lojtar tjetër, vetëm nëse del dikush që shkëlqen çdo javë në kampionatet evropiane, dikush që shënon gola çdo javë.

Kjo ka pak gjasa të ndodhë dhe rrjedhimisht për Shqipërinë në Francë do të luajnë lojtarët e njëjtë që u paraqitën në eliminatore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button