Kur gazetari e bën lajmin “kurban”

[Recension: “Tahir Hani “kurbani” i radhës për Ramiz Merkon, ose… ?!”]

Në “pamundësi” për të vërtetuar idetë që i vërtiten në mendje, jo rallë, ndodh që gazetari të hedhë në letër thjeshtë hamendësime dhe vlerësime se si është ose si mund të bëhet në çështje e caktuar. Natyrisht që pa burimet përkatëse, ajo që thotë ai, nuk e arrin synimin.

Drini.mk – Tahir Hani “kurbani” i radhës për Ramiz Merkon ose…Linku deri te artikulli origjinal: Tahir Hani “kurbani” i radhës për Ramiz Merkon, ose…

Data dhe koha e publikimit: 15.11.2015

Data e recensionit: 28.11.2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Ky koment i cili është nisur të bëhet një lajm, nuk e ka arritur qëllimin. Autori i këtij teksti ka shkruar për profilin e dy zyrtarëve të BDI-së, por edhe gjithë degën e BDI-së në Strugë që, sipas tij, po përçahet gjithnjë e më shumë. Por faktet mbi këtë përçarje autori nuk i përmend. Nuk ka as deklarata nga palët e përfshira e as nga kreu i BDI-së i cili megjithatë duhet të kontaktohet dhe t’i kërkohet prononcim. Gazetari ka shfrytëzuar mënyrën, e thuajse shumicës së portaleve, që thirren në burime anonime, për të vërtetuar tezën mbi të cilën shkruan.

“Sipas burimeve të portalit Drini.mk nga personalitete të BDI-së në Strugë, “beteja” në heshtje Merko-Hani është e gjatë, por tashmë po del në sipërfaqe, sidomos pas zgjedhjeve të forumit rinor të kësaj dege në Strugë, ku preferenca e Z.Tahir Hani dhe bashkëpunëtorëve të tij, nuk u morr parasysh madje jo-zyrtarisht thuhet se as nuk u lejua kandidatura e tij, veprim ky që ka shtuar zemërimin e Z.Hani dhe një numri të konsiderueshëm të anëtarëve të kësaj partie në Strugë, disa nga të cilët patën edhe reagime publike, duke e cilësuar kuvendin zgjedhor si antidemokratik”

Autori vazhdon edhe më tej me supozimin se për shkak të Ramiz Merkos që, sipas tij, është i favorizuar në BDI, do të pësojnë ose flijohen anëtarë të tjerë të BDI-së duke zvarritur ende lajmin pa ofruar dëshmi ose deklarata të palëve të përfshira.

“A do të jetë Tahir Hani “kurbani” i radhës për Ramiz Merkon, ose jo. Kjo pritet të shihet muajt në vazhdim kur gara politike do të ashpërsohet edhe më shumë duke pasur parasysh zgjedhjet e parakohshme që duhet të zhvillohen në muajin prill të vitit të ardhshëm.”

Në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë thuhet:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button